Vidal në rrugë të mirë për të arritur diçka speciale me Barcelonën

22:15 | 25 Prill 2019

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, është afër që të arrijë një statistikë speciale këtë edicion.

Në rast se skuadra e Barcelonës shënon fitore në ndeshjen e radhës, ata do të shpallen edhe zyrtarisht kampionë të La Liga.

Meqë në përbërjen e skuadrës është edhe Arturo Vidal, ky triumf i skuadrës katalane do të bënte një statistikë të madhe për mesfushorin.

Vidal mund të fitojë titullin e tetë radhazi (paraprakisht me Juventus dhe Bayern), transmeton lajmi.net.

Kjo seri filloi shtatë vite më parë kur ai fitoi me Juventusin në vitet 2012, 2013, 2014 dhe 2015.

Seria e mirë e yllit të mesfushës vazhdoi edhe me gjigantin e Bundesligës, Bayern Munich, në vitet 2016, 2017 dhe 2018.

Fitorja me skuadrën ‘Blaugrana’ do të ishte e teta me radhë në tri prej kampionateve më interesante në Evropë.

Pasi që Barcelona luan në ‘Camp Nou’ para tifozëve të saj, gjasat janë reale që Vidal ta bëjë një gjë të tillë këtë fundjavë. /Lajmi.net/