Vidal konsideron largimin pas një viti nga Inter

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal mund të largohet nga pas një sezoni me "Neurazzurët".

Sport

24/03/2021 13:06

Trajneri Antonio Conte bëri çfarë mundi që ta bind ish mesfushorin e Juventusit që të rikthehet në Itali dhe ia doli në verën e kaluar, përcjellë lajmi.net.

33-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje këtë sezon duke kontribuar me një gol dhe dy asistime, por humbi pozitën nga Christian Eriksen në javët e fundit.

Sipas Il Corriere dello Sport, Inter është i gatshëm ta lejojë të largohet ish lojtarin e Barcelonës pas vetëm një sezoni, ngase paga e tij rritet prej 5 milionë euro në 6.5 milionë euro në sezonin e tij të dytë.

Flamengo, Olympiacos Marseille dhe Galatasaray shihen si destinacionet e mundshme./Lajmi.net/