Vidal i lumtur te Barcelona, përkundër interesimit të Inter
Arturo Vidal ka thënë se është tejet i lumtur te Barcelona.

Sport
Ylli kilian, Vidal, është shprehur tejet i lumtur me qëndrimin e tij te Barcelona, përkundër se ai po lidhet me një transferim të mundshëm te Inter.
Mesfushori thuhet se mund të përfshihet në një marrëveshje për Lautaro, por ai nuk do ta dëshironte një gjë të tillë, pasi i pëlqen ambienti në ‘Camp Nou’.
“Jam shumë i lumtur dhe refat te Barcelona, dhe sigurisht se dua të vazhdoj. Tani jam më i përgatitur se kurrë”, ka thënë Vidal, transmeton lajmi.net.
“jam i lumtur, ka një grup të mirë dhe ndihem se kam shokë të mirë në dhomat e zhveshjes”, shtoi kiliani.
Sot, Arturo Vidal feston ditëlindjen e tij. Ai mbush 33 vite sot. /Lajmi.net/