Veturë përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit

Një veturë është përfshirë nga flakët të premten pasdite në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo viktima. Lajmi.net ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i përfshirë plotësisht nga zjarri, ndërsa kalimtarët kanë njoftuar autoritetet. Redaksia e lajmi.net…

Lajme

09/08/2025 21:29

Një veturë është përfshirë nga flakët të premten pasdite në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo viktima.

Lajmi.net ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i përfshirë plotësisht nga zjarri, ndërsa kalimtarët kanë njoftuar autoritetet.

Redaksia e lajmi.net është në pritje të konfirmimit zyrtar nga Policia e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të fundit rreth këtij rasti.