Vetura “paketë” që do lansojë Toyota, është më e vogël sesa ‘Smart’-i
Kompania për prodhimin e veturave, Toyota, me bazë në Japoni, është zotuar se do lansojë një makinë elektrike, që për nga përmasat do jetë më e vogël se smarti.
Auto & Tek
Prodhimi i ri i kompanisë me nam botëror do bëjë paraqitjen e parë publike në eventin ‘Moto Show’ në Tokyo, i cili do mbahet që nga 24 tetori deri më 4 nëntor, transmeton lajmi.net.
Zyrtarë nga Toyota kanë qenë njëzëri për sa i përket profilizimit të veturës, sipas të cilëve, do jetë e destinuar kryesisht për grupmoshat e shtyra.
“Kemi punuar në zgjedhjen e problemit të vozitjes për popullatën japoneze, e cila po shkon çdoherë e më shumë duke u plakur”, deklaroi Akihiro Yanaka, kreu i prodhimit të kompanisë japoneze.
Vetura mësohet të ketë përmasa prej 2,4 metrash gjatësi, 1,2 gjatësi dhe 1,5 metra lartësi, duke qenë disa centimetra më i shkurtër dhe më i ngushtë sesa ‘Smart’-i standard.
Nuk është bërë e ditur paraprakisht se me çfarë çmimi do shiten mjetet e reja lëvizëse. /Lajmi.net/
