Vetura madhështore Mercedes-Maybach S-Class Pullman

E ngjashme me Maybach S-Class, por pak më e gjatë dhe më e gjerë.

Auto & Tek

18/02/2015 11:50

Kjo veturë është me të vërtetë madhështore. E zbuluar pak para debutimit të saj botëror në Gjenevë, vetura e re Mercedes-Maybach Pullman është kulmi i të gjitha modeleve të Mercedes.

Në përputhje me 50 vjetorin e Mercedes-Benz 600, Pullmani i ri është modeli i dytë Maybach i Mercedes, dhe është 6.50 metra i gjatë, rreth një metër më shumë se Maybach S-Class, transmeton Lajmi.net.

Mercedes-Maybach S-Class Pullman
Pasi u shpenzuan rreth 500,000 euro për këtë model, blerësit nuk do të ulen pas timonit të kësaj limuzine madhështore.

Në vend të kësaj, ata do të strehohen në ulëset e pasme ekzekutive të cilat janë rreth e rreth veturës dhe prapa një ndarësi elektronik të dritareve që mund t’i bëjë dritaret të errëta me një prekje të lehtë të një butoni.

Në brendësi të veturës shihet një luks madhështor dhe një hapësirë e madhe, ku ka një hyrje-dalje më të lehtë dhe një nivel unik të rehatisë, transmeton Lajmi.net.

Mercedes-Maybach S-Class Pullman
Ulëset mbështesin një pozicionim deri në 43 shkallë, ofrojnë mbështetje të rehatshme për shpinë, ka jastëkë shtesë për kokë, dhe janë të veshura me lëkurë nga lartë deri poshtë.

Ka edhe tre instrumente analoge të cilat shfaqin temperaturën, shpejtësinë dhe kohën.

Perdet e pasme në dritare ofrojnë një intimitet kur shikohet monitori i zgjatur 18 inç, dhe ka një sistem 3D të zërit që ofron një kënaqësi serioze të veshit, transmeton Lajmi.net.

Mercedes-Maybach S-Class Pullman
Fuqia vjen nga motori 6.0 litërsh turbo-binjak V12 i radhitur në 530 kuaj-fuqi dhe 612 çifte rrotulluese. Mercedes nuk lëshoi detaje të tjera të performancës, për shkak që blerësit në fakt nuk mërziten.

Kontrolloni përsëri rubrikën tonë për imazhet e reja të kësaj veture kur të shfaqet zyrtarisht në Gjenevë.