Vetura lodër më e shtrenjtë në botë, kushton plot 100 mijë dollarë
Një Chevrolet Camaro lodër vlerësohet në 100 mijë dollarë. Kjo është vlera e katër makinave të reja “të vërteta” të këtij lloji në versionin bazë!
Auto & Tek
Për çfarë bëhet fjalë? Mbledhësit e lodrave e dinë që sekreti i çmimeve të mëdha të modeleve të vogla të makinave qëndron në moshën dhe rrallësinë e tyre, transmeton Koha Jonë. Ashtu si me të gjitha perlat e tjera kolektive, sa më i vjetër të jetë sendi dhe aq më i vogël, aq më e madhe është vlera e tij.
Dhe në rastin e Chevrolet Camaro të vitit 1968, ky është, nga të gjitha llogaritë, i vetmi ekzemplar. Ai është i bardhë dhe i krijuar në Hong Kong. Vetëm prototipet e modelit zakonisht pikturohen të bardha.
Kopjime të tilla nuk dilnin në shitje, por ndonjëherë gabimisht dërgoheshin në dyqane. Kjo pretendohet të ketë ndodhur në rastin Camarove të bardha.
Makina u gjet nga koleksionisti i lodrave Joel Magee, një ekspert në terren i cili shpjegoi se koleksionistët kanë disa nga këto Chevrolets të bardha, por ato janë bërë të gjitha në SHBA, jo në Hong Kong, gjë që i jep modelit të tij edhe më ekzotizëm.
Ekspertët konfirmojnë se Camaro e bardhë është me të vërtetë me vlerë 100,000 dollarë. Magee thotë se nuk do ta shesë por do ta tregojë atë në kongreset e koleksionistëve dhe në ekspozitat e lodrave.
Lodra më e shtrenjtë e Hot Wheels është një kamionçinë Volkswagen rozë nga viti 1969, e vlerësuar me 175,000 dollarë.