Vetura godet për vdekje një fëmijë 7-vjeçar në Lipjan
Një këmbësor ka vdekur në fshatin Rusicovc të Lipanit, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje. Për këtë rast policia ka arrestuar ngasësin e veturës.
Lajme
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësia e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit “Audi” dhe një këmbësor.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë.
Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.” /Lajmi.net/