Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 18:00,…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim