Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë, dërgohet në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë në lëvizje, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës.…

Lajme

17/10/2024 11:43

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë në lëvizje, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/