Vetura godet këmbësorin e mitur në Zhabar të Mitrovicës, Policia jep detaje
Një veturë ka goditur një këmbësor të mitur në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, konkretisht në fshatin Zhabar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin. “Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale…
Lajme
Një veturë ka goditur një këmbësor të mitur në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, konkretisht në fshatin Zhabar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur”, shtoi Zahiti.