Vetura godet dy vajza në vendkalimin për këmbësorë në Shirokë të Suharekës

Dy vajza janë goditur nga një automjet sot në Shirokë të Suharekës, derisa po kalonin në vendkalimin e shënuar për këmbësorë. Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi, ku njoftoj se aksidenti në fjalë është raportuar rreth orës 18:50. “Sipas informacioneve të para, një automjet ka goditur dy këmbësore…

Lajme

10/10/2025 22:36

Dy vajza janë goditur nga një automjet sot në Shirokë të Suharekës, derisa po kalonin në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi, ku njoftoj se aksidenti në fjalë është raportuar rreth orës 18:50.

“Sipas informacioneve të para, një automjet ka goditur dy këmbësore femra derisa ato po kalonin rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë”, ka thënë Bytyqi.

I njëjti ka theksuar se këmbësoret kanë pësuar lëndime të lehta.

“Si pasojë e aksidentit, të dyja këmbësoret kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ato janë dërguar në Qendrën e Emergjencës për t’u dhënë ndihmë mjekësore”, tha Bytyqi.

Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin me qëllim të sqarimit të rrethanave të aksidentit.