Vetura e re e Volvo’s ndër veturat më të avancuara në botë, ja pse (Video)

Veturat kanë thjeshtë makina “budalla”, ti e fut çelësin, e ndez, e vozit, e parkon dhe ec në këmbë.

Auto & Tek

26/10/2015 15:41

Gjithmonë e njëjta rutinë.

Komponentët e veturave punonin vetëm kur e ndiznit me çelës

Vetura juaj vozitej vetëm atëherë kur ti ishe në karrigen e shoferit duke vozitur.

Ishte e “gjallë” vetëm atëherë kur makina ishte duke punuar pasi që nëse ishte e ndalur cilësohej si e “vdekur”.

Nuk bënte asgjë derisa çelësi e ndizte prapë.

Por tani, veturat kanë pësuar ndryshime të mëdha.

Veturat tani janë kompjuter gjigantë në rrota.

Ato janë të lidhura me pajime të ndryshme dhe janë intuitive.

Ato mund ti mësojnë shprehitë e juaja, bile mund edhe ti kompensojnë gabimet tuaja.

Volvo e ka vënë veten në rendin e parë me këtë automobil të klasit modern.

Kjo veturë 2016 XC90 e tipit SUV mund ta parkoj veten, mund ta drejtoj timonin vet, mund të mbajë distancë mes veturave në trafik, mund edhe ti detektoj këmbësorët etj, raporton lajmi.net.

Pos kësaj, kjo vjen edhe me aplikacionin e vet smartphone.

Volvo Sensus

Volvo i ka bërë bashkë të gjitha shpikjet që e bëjnë XC90 një ndër veturat moderne më të lidhura në rrugë.

Njihuni me Senus-in, asistentin virtual të Volvo’s

Në testin rrugor të XC90, Volvo e ka përshkruar Senus-in si motra e madhe dhe më e kulturuar e Sirit.

Kjo ndërvarje është pjesa ku ti i kontrollon shumicën e karakteristikave të XC90, përfshirë kontrollin e klimës dhe navigacionit.

Pos kësaj, është edhe pjesa ku ti mund ti rregullosh ulëset, mbështetësit e kokës, dinamikat e makinës, integrimin e smartphones – e krejt këto në ekranin me madhësi prej tableti.

Një ndërvarje të tillë të ngjashme e kemi parë edhe tek veturat Tesla.

Volvo XC90 crash test

Siguria Rrugore: Teknologjia e cila të mbron ty, por gjithashtu edhe këmbësorët dhe çiklistët

Karakteristika e Sigurisë Rrugore të Volvo’s është në fakt një koleksion i karakteristikave që mbështeten në teknologjinë e auto-frenimit të Volvos, e cila është dizajnuar për të ndihmuar parandalimin e aksidenteve apo ndeshjeve.

Auto-frenimi tanimë është një karakteristikë e cila po vërehet në shumicën e veturave, por interpretimi i Volvo’s rreth kësaj e që tanimë është pjesë e XC90 është se e parandalon veturën tuaj të kthehet në të majtë apo të djathtë në trafik, gjë që është ndër shkaktarët më kryesor të aksidenteve anë e mbanë botës.

“I adreson veturat, çiklistët dhe këmbësorët në situata të caktuara, ditë e natë,” thotë tekniku specialist i Qendrës për Siguri të Volvos, Lotta Jakobsson, duke e përdorur një grup kamerash, sensorësh dhe radarë të cilët janë të vendosur në veturë, transmeton lajmi.net.

Volvo është ndoshta firma më e njohur për angazhimin e saj rreth sigurisë.

Firma automobilistike është duke hulumtuar edhe më shumë në misionin për Vision 2020.

Ajo është një iniciativë të cilën Volvo e kishte lancuar para disa viteve.

Qëllimi është të prodhoj vetura të Volvos që janë shumë të sigurta, sa që deri në vitin 2020 asnjë vozitës nuk do të vdiste apo të lëndohej seriozisht brenda një veture të Volvos gjatë aksidentit.

Kjo është një nismë mjaftë ambicioze, por gjithçka rreth kësaj mbetet të shihet a do të jetë e realizueshme brenda vitit të planifikuar.

Volvo në thirrje

Kjo teknologji e cila vjen me aplikacionin e vet smartphone të Volvos, të lejon që ju të komunikoni me veturën thuajse nga cilido vend që gjendeni.

Volvo XC90

Kjo teknologji punon në iOS (edhe në Orën Apple), Android dhe Windows Phone.

‘Gjatë një pike në testin tonë të XC90, ne ishim të aftë të marrim informacione rreth veturës nga zyret tona në San Francisoco, përderisa ajo ishte e parkuar 10 milje larg në Daly City’, bëjnë të ditur zyrtarët e Volvos.

Ne gjendemi në fillimin e një revolucioni motorik, ku veturat do të përmirësohen edhe më shumë sa i përket komunikimit me ne.

Tanimë veçse është bërë e qartë se veturat nuk janë më makina në gjumë, ato janë intuitive.

Ne jemi në një epokë ku ato ‘flasin’ me ne dhe kur veturat vet-vozitëse gjenden në rrugë në masë të madhe, atëherë ato patjetër që do fillojnë edhe të flasin me njëra-tjetrën. /Lajmi.net