Vetura e ‘Porsche’ që po arrin 100 km/h për 2.5 sekonda

Modifikimi i Porsche 911 Turbo S po vlerësohet si më i fuqishëm se GT2 RS, model tjetër i kompanisë në fjalë.

Auto & Tek

09/07/2019 10:38

Ndryshimi është bërë nga ‘radical TechArt GT Street RS’, gjersa është bërë e ditur se do prodhohen vetëm dhjetë modele, transmeton lajmi.net.

Modeli i riparuar është i aftë të prodhojë deri në 770 kuajfuqi. Falë kësaj dhe ‘Sport Plus mode’, automjeti arrin shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda.

Ndërkohë, shpejtësia maksimale që arrin ‘Porsche 911 Turbo S’ është 340 km/h.

Brenda veturës gjendet një timon dhe ulëse sportive, rripa sigurimi garash, një shirit rrotullues dhe hapës i dyerve me ngjyrë të përshtatur me dizajnin e përgjithshëm.

Ende nuk është bërë e ditur nëse veturat do jenë në shitje për konsumatorët, apo do të shfrytëzohen vetëm për qëllime garimi. /Lajmi.net/