Vetura e parë e printuar në 3D (Video)

Teknologjia e printimit në 3D nuk është shumë e re. Kjo teknologji magjike ishte paraqitur për herë të parë më 1980 dhe i referohej teknologjisë së quajtur “Rapid Prototyping”. Dhe që nga atëherë, printimi në 3D ka filluar të avancojë shumë, duke arritur të printohet gjithçka nga objektet e deri tek organet.

Auto & Tek

29/06/2015 18:38

Tani, për herë të parë ndonjëherë, është krijuar një super-veturë e printuar me këtë lloj teknologjie.

Kjo veturë tanimë është në dispozicion për të gjithë dhe ka bërë debutimin zyrtarë para pak ditëve. Prototipi, i emëruar “Blade”, u dizajnua dhe prodhua nga ‘Divergent Microfactories”, një kompani në SHBA, transmeton Lajmi.net.

Vetura duket si një Bugatti Veyron, dhe ka aftësinë për të nxituar në 96kmh për vetëm 2 sekonda. Blade ka një motor i cili prodhon 700 kuaj-fuqi dhe ka një peshë dukshëm më të vogël se 90% e të gjitha veturave në treg.

Blade u krijua gjithashtu edhe nga një teknikë unike e njohur si “anodë”, sipas prodhuesve; kjo përfshin kyçe prej alumini të printuara në 3D që lidhen me copa të fibrave të karbonit.

Divergent Microfactories tha se kanë në plan që të krijojnë rreth 10,000 vetura të printuara në 3D. Sidoqoftë, kompania do të ketë nevojë për partnerë, shumë prej të cilëve kanë shprehur dëshirë që të investojnë në këtë teknologji të prodhimit, transmeton Lajmi.net.

Dëshironi të mësoni më shumë rreth kësaj veture? Shikojeni këtë video në YouTube: