Vetura e godet për vdekje këmbësoren në Prizren, arrestohet shoferi

Një grua e moshës 68-vjeçare pa vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Lajmin e kanë konfirmuar nga policia për rajonin e Prizrenit, ku thanë se shoferi i automjetit, 55-vjeçar, e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor. “Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare,…

Lajme

07/02/2025 21:06

Një grua e moshës 68-vjeçare pa vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Lajmin e kanë konfirmuar nga policia për rajonin e Prizrenit, ku thanë se shoferi i automjetit, 55-vjeçar, e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor.

“Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit. Sipas mjekut kujdestar  këmbësorja ka lëndime te renda trupore, rrezik për jetë dhe e njëjta është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë”.

“Më vonë rreth orës  17:15 nëpërmjet telefonit  nga  QKUK Prishtinë, policia  ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur”, tha policiapër Klankosova.tv.

Më tej, policia tha se pasi është pranuar kjo informatë, menjëherë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse ngasësi është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici.