Vetura e fuqishme Aston Martin One-77 Q
Padyshim që çdokush do e dëshironte një veturë të tillë si dhuratë për Vitin e Ri.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201412/full/87068100_87074400.jpg)
Auto & Tek
Aston Martin One-77 Q është njëri nga më të dëshiruarit në listën e gjërave që njerëzit e dëshirojnë si dhuratë për Vitin e Ri.
Një super-veturë mbi super-veturat e tjera, një veturë super-seksi me një motor 7.3 litërsh V12.
Është ky modeli One-77 Q që doli në shitje kohët e fundit, por është aktualisht në krye të listës së veturave që shiten më së shumti, transmeton Lajmi.net.
Vetura përveç se është tejet luksoze dhe që kushton mjaftë shtrenjtë, prodhon 750 kuaj-fuqi dhe 533 çifte rrotulluese. Shpejtësia e saj maksimale është 355kmh.