Vetura e auto-shkollës aksidenton një vajzë të mitur (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë, ku një veturë e ka goditur një vajzë të moshës 10 vjeçare. 

Lajme

09/08/2014 19:58

Ky aksident ka ndodhur në rreth orës 17:00, ku vetura e një autoshkolle të Vushtrrisë, e cila ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës ka aksidentuar një të vajzë të mitur. 

Pas rreth 15 minutash në vendin e aksidentit ka arritur edhe automjeti i ndihmës së shpejtë, i emergjencës së Vushtrrisë, i cili e ka transportuar të miturën për në spitalin e Vushtrrisë për trajtim mjekësor. 

Mësohet se gjendja e të miturës është jashtë rrezikut për jetën, por nuk dihet ende për shkallën e lëndimeve të marra. 

Në vendin e aksidentit ka rastisur të jenë duke kaluar me veturë edhe disa pjesëtarë të EULEX-it, të cilët derisa ka ardhur ndihma e shpejtë, i kanë ofruar ndihmë të miturës. (Veriu.info)