Vetura e ardhshme e Bentley me vizion nate
Nuk janë zbuluar shumë detaje deri më tani për modelin e parë SUV të Bentley, përveç disa fotografive, koncepteve dhe supozimeve se si do të mund të duket ky model i ardhshëm nga jashtë – por jo edhe nga brenda.

Auto & Tek
Tani, në një video promocionale të lëshuar nga prodhuesi i veturave luksoze, ne kemi mundësinë të shohim brendësinë e këtij modeli dhe se për çfarë bëhet fjalë.
E titulluar “Ne jo vetëm që e shohim teknologjinë, por edhe e ndjejmë atë,” videoja shfaqë teknologjinë e lartë me prekje që kjo veturë do ta përmbajë, transmeton Lajmi.net.
Ky model do të jetë rivali i veturave të tjera si Touareg dhe Audi Q7. Përveç butonit të kontrollit që shfaqet në qendër të konzolës, kjo video shfaqë gjithashtu një ekran informues digjital që përmban hartën e navigimit, por që gjithashtu do të jetë edhe monitori i një sistemi për vizion nate që Bentayga do ta përdorë.
Kjo do të mundësojë rritjen e kujdesit në rrugë sidomos në raste kur pamja përpara është e dobët për shkak të kushteve atmosferike apo shkaqeve të tjera mjedisore, si mjegulla, transmeton Lajmi.net.
Bentayga do të lansohet në vitin e ardhshëm, kështu që shpresojmë se do të dëgjojmë më shumë për të gjatë fundvitit.