Vetura del nga rruga në rrethin e Dragodanit, policia në vendin e ngjarjes

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës në rrethin e Dragodanit në Prishtinë. Në pamjet e siguruara nga lajmi.net shihet një veturë e tipit Volkswagen që ka përfunduar në hapësirën e gjelbër pranë rrethit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë edhe zyrtarë policorë. Nuk dihet ende nëse nga incidenti ka persona të lënduar apo cilat…

Lajme

26/08/2026 17:23

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës në rrethin e Dragodanit në Prishtinë.

Në pamjet e siguruara nga lajmi.net shihet një veturë e tipit Volkswagen që ka përfunduar në hapësirën e gjelbër pranë rrethit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë edhe zyrtarë policorë.

Nuk dihet ende nëse nga incidenti ka persona të lënduar apo cilat janë rrethanat që kanë çuar deri te dalja e veturës nga rruga.

Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.