Vettingu në fuqi, hapet gara për Këshillin e Lartë Gjyqësor
Pas aplikimit të prokurorëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë hapet gara dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/01/cekici-gjyqtarit.png)
Lajme
Me anë të formularëve të bërë publik administrata e Gjykatës së Lartë i kërkon të gjithë gjyqtarëve të interesuar të aplikojnë për t’u bërë anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Të përzgjedhurit nga ky proces do të jenë pjesë e strukturave të reja të drejtësisë pas lënies në fuqi të reformës dhe Vettingut nga Gjykata Kushtetuese.
Kjo gjykatë ende nuk ka zbardhur të argumentuar vendimin e saj në lidhje me lënien në fuqi të reformës dhe Vettingut, por kjo nuk pengon aplikimin e gjyqtarëve për tu bërë anëtar të KLGJsë.
Në këtë garë gjyqtarët duhet të plotësojnë deklaratë për të afërmit e tyre dy breza përfshi dhe atë të bashkëshortëve apo bashkëjetuesve. /shqiptarja.com/