Veton Berisha gëzon Kosovën

Veton Berisha ka deklaruar se nuk mund të premtojë nëse do të luaj në të ardhmen për Norvegjinë.

Sport

05/06/2016 21:11

22 vjeçari këto fjalë ka thënë pas ndeshjes miqësore Norvegji 2:3 Portugali, ku edhe shënoi një gol të bukur. Berisha që vesh fanellën e Greuther Furth, këtë deklaratë e ka dhënë pas ndeshjes, duke thënë se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, duke mos i mbyllur derën edhe Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Nuk mund të premtoj asgjë. Po ndoshta mund të luaj për Norvegjinë. Ndoshta. Por nuk mund të premtoj asgjë”, ka deklaruar Berisha kur është pyetur për të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Në anën tjetër edhe vëllai i Vetonit, Valoni, ka thënë se asnjëri nga ata nuk ka marrë një vendim përfundimtar. “Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim. Ne do të vendosim së bashku, natyrisht. Ne luajmë për Norvegjinë, ne luajmë këtu, ose mund të luajmë për Kosovën”, është përgjigjur Valon Berisha, për TV2 kur është pyetur se fanellat e cilit reprezentacion do të veshin në të ardhmen.

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA ka ngritur shqetësim të madh te te gjitha përfaqësueset që kanë në radhët e tyre lojtarë me prejardhje nga Kosova.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.