Tentoi t’i fuste marihuanë një të burgosuri në Dubravë, arrestohet vizitori

Një person është arrestuar të enjten në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se tentoi t’i fuste substanca narkotike një të burgosuri gjatë një vizite. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 14:45 në sallën e vizitave të qendrës korrektuese, ku oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta ndërmjet një të burgosuri dhe…

Lajme

19/06/2026 09:50

Një person është arrestuar të enjten në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se tentoi t’i fuste substanca narkotike një të burgosuri gjatë një vizite.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 14:45 në sallën e vizitave të qendrës korrektuese, ku oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta ndërmjet një të burgosuri dhe vizitorit.

Pas kontrollit të kryer, te i burgosuri është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 10 gramë.

Hetimet fillestare kanë ngritur dyshimet se narkotiku ishte sjellë nga vizitori gjatë takimit me të burgosurin.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Blerje, posedim i paautorizuar i narkotikëve”./lajmi.net/