Vetëvendosje zyrtarizon Hajrulla Çekun si kandidat për kryetar të Prishtinës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht për kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. Lajmin e ka dhënë Arben Vitia, duke theksuar se “në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrulla Çeku. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti,…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht për kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Lajmin e ka dhënë Arben Vitia, duke theksuar se “në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrulla Çeku.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka cilësuar Çekun si njeri të “kulturës e patriot”.
Sipas tij, me “Hajrulla Çekun do ta bëjmë një qytet që do të hyjë në hartën e kryeqyteteve e Evropës”.