Vetëvendosje: Sikleti i opozitës është për shkak që milionat nuk po iu përfundojnë në xhepat e tyre

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se “sikleti” i opozitës me Qeverinë Kurti është për shkak “që milionat nuk po iu përfundojnë në xhepat e tyre”. Në një postim në rrjetin social Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka përmendur projektin e shpronësimit për rrugën Kijevë-Zahaq, ku nga ky projekt thuhet se janë arritur të shpëtohen 150 milionë euro. “240…

Lajme

11/10/2024 11:06

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se “sikleti” i opozitës me Qeverinë Kurti është për shkak “që milionat nuk po iu përfundojnë në xhepat e tyre”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka përmendur projektin e shpronësimit për rrugën Kijevë-Zahaq, ku nga ky projekt thuhet se janë arritur të shpëtohen 150 milionë euro.

“240 milionë euro do të kushtonte projekti i shpronësimit për rrugën Kijevë-Zahaq, apo 150 milionë euro më shumë se projekti aktual që po bëhet tash me Qeverinë Kurti”..

“Nga 240 ka rënë në 90 milionë euro, ndërkohë mund ta merrni me mend se ku do përfundonin 150 milionë euro”, deklaroi Lëvizja Vetëvendosje.

Tutje Vetëvendosje shton se i gjithë ky “siklet” me qeverinë Kurti është për shkak se janë cenuar rëndë milionat për grupet e ngushta të interesit të lidhur me ish pushtetarët.

Reagimi i LVV vjen pak para seancës së jashtëzakonshme, e cila u thirr nga opozita lidhur me bisedën e shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojiçiq./Lajmi.net/