Vetëvendosje nënshkruan marrëveshje me partinë boshnjake BSDAK

Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me partinë boshnjake të Kosovës, BSDAK.

Lajme

08/06/2017 09:43

Kryetar i kësaj partie, Visar Ymeri, ka thënë se kjo marrëveshje është bërë me qëllim që Vetëvendosja të ndihmojë kudo që mundet këtë parti në ditën e zgjedhjeve dhe se do të kenë bashkëpunim në të ardhmen, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se me këtë parti kanë ngjashmëri dhe se programet e tyre përputhen në atë se si do të duhej të duket Kosova.

Ndërsa shtoi se komuniteti boshnjak është më i diskriminuar krahasuar me komunitetin serb.

Ymeri bëri të ditur se nën udhëheqjen e VV-së, të gjitha komunitetet në Kosovë do të kenë të drejta të barabarta.