Vetëvendosje “mburren me suksese”, reagon Bajrami: Kosova s’ka qenë kurrë më e izoluar e nën sanksione, me afera korruptive e pa investim
Deputetja e kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar sot renditi disa “suksese të rëndësishme” gjatë mandatit katërvjeçar. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami tha se Qeveria Kurti është qeveria…

Lajme
Deputetja e kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar sot renditi disa “suksese të rëndësishme” gjatë mandatit katërvjeçar.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami tha se Qeveria Kurti është qeveria e parë që ka përmbyllur një mandat të plotë por që sipas saj është edhe qeveria më e dështuar që nga paslufta.
Bajrami thotë se gjatë kësaj periudhe katër vjeçare kryeministri Kurti i ka lënë trashëgimi Kosovës Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe ka pranuar draft-asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Gjendja socio-ekonomike kurrë më e rëndë nuk ka qenë; gjatë këtij mandati Kosova ka përjetuar rritjen më të madhe të çmimeve që nga shpallja e pavarësisë, është rritur çmimi i energjisë elektrike dy herë dhe tani është në proces rritja për herë të tretë. Nuk janë rritur pagat, ato janë rritur vetëm për stafin politik, ndërsa për të tjerët rritja ka qenë pothuajse e pavërejtshme”, ka shkruar Bajrami.
Tutje ajo ka paraqitur edhe disa pika për cilat thotë se dështoi qeveria Kurti:
Kosova është nën sanksione.
Që katër vite nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Kosova kurrë më e izoluar s’ka qenë.
Bajrami ka vazhduar duke thënë se në këtë qevei nuk ka pasur asnjë politikë reformuese për të përmirësuar ambientin e biznesi, ku thotë se “për më tepër shumica e institucioneve që janë të thirrura t’iu shërbejnë bizneseve kanë qenë jofunksionale pothuaj gjatë tërë mandatit si: OSHP, KPMM, AK, KNSH, etj”.
Ajo ka përmendur edhe rrugët e lëna përgjysmë e të papërfunduara si, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga Doll-Gjakovë.
“Arsimi ka degraduar, asnjë vit shkollor s’ka filluar me kohë, eksperimentet me furnizimin me libra kanë rezultuar me qindra e mijëra orë të humbura dhe askush s’ka marrë përgjegjësi. Nuk ka pasur as investime dhe as reforma’, shkruan Bajrami.
Bajrami ka përmendur edhe “skandalet”, tjera të korrupsionit të qeverisë Kurti përgjatë këtyre viteve e ku të përfshirë ishin edhe rasti i Nagip Krasniqi e Martin Berishaj.
“Në shëndetësi nuk ka pasë investime. Kanë lyer ca korridore e klinika, por furnizimi me barna kurrë më i mangët s’ka qenë, la lista të gjata të pritjes për qytetarët, mase jo për qeveritarët. Ndërkohë që po lavdërohen me Ligjin për unifikimin e çmimit të barnave, Ligj të cilin edhe sot e kësaj dite askush s’po e zbaton”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: