Vetëvendosje as fshehtas nuk arrinë ta zgjedhë kryekuvendarin- dështon seanca konstituive

Në Kuvendin e Kosovës është hedhur në votim krijimin i një komisioni për votim të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ky propozim i kryesuesit Avni Dehari për të votuar në mënyrë të fshehtë për kryekuvendarin u refuzua hapur nga PDK, LDK dhe AAK. Në seancë dështoi të mbledhë votat e nevojshme për t’u…

Lajme

01/05/2025 10:56

Në Kuvendin e Kosovës është hedhur në votim krijimin i një komisioni për votim të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ky propozim i kryesuesit Avni Dehari për të votuar në mënyrë të fshehtë për kryekuvendarin u refuzua hapur nga PDK, LDK dhe AAK.

Në seancë dështoi të mbledhë votat e nevojshme për t’u krijuar komisioni për për të mundësuar votim të fshehtë.

Partitë politike vlerësuan se kjo është anti-kushtetuese dhe arbitrare.

Madje u tha se kjo çfarë po ndodhë sot në Kuvend s’ka ndodhur ndonjëherë dhe është shkelje kushtetuese, shkruan lajmi.net.

Pas hedhjes në votim, Dehari njoftoi se në votim morën pjesë 55 deputetë që votuan për, kundër ka qenë një dhe abstenim nuk ka pasur.

Dehari tha se seanca detyrohet të ndërpritet për t’u vazhduar më 3 maj- të premten.

“Detyrohemi që të ndërpresim seancën, shihemi me 3 maj në ora 10:00”,deklaroi Dehari../Lajmi.net/