Veterania e UÇK-së tregon se si serbët pasi dhunuan një grua, detyruan vëllain e saj që të kryejë përdhunim mbi të

Veterania e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëndije Hoda ka rrëfyer sonte një nga rastet më të rënda të përdhunimeve që ndodhën gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Lajme

26/07/2020 23:49

Hoda tregoi se si në një rast serbët pos që e dhunuan një grua, e detyruan edhe vëllain që të kryejë përdhunim mbi motrën.

“E kemi një rast që nuk po mundemi me bindë familjen. Pos që e kanë dhunuar një grua. Forcat serbe e kanë detyruar edhe vëllanë që të kryejë përdhunim mbi motrën. Ata ende nuk guxojnë të shohin njëri-tjetrin”, tha ajo në Dukagjin.

Ajo tha se sa herë që vëllai vie në pushim në Kosovë, motra shkon diku tjetër largohet nga shtëpia.

“Është e pamundur t’i pajtojmë, i kuptojmë edhe ne që gjendja e tyre është shumë e vështirë”, shtoi ajo.

Ndryshe mbi 20 mijë gra janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, teksa drejtësia ende nuk është vënë në vend.