Veterani që e larguan nga puna shkon me jastëk te Kuvendi: 60 mijë eurot e Faruk Mujkës, qysh s’e merr gjumi

Veterani Agim Pllashniku ka realizuar një aksion simbolik te Kuvendi. Pasi e larguan nga puna në Ibër-Lepenc, ai ka shkuar me jastëk te Kuvendi, duke aluduar në 60 mijë eurot që i janë gjetur Mujkës. “Hajni në punë, e veterani në rrugë. Faruk Mujkës ia kanë zënë 60 mijë euro, tri ditë ka nejt në…

Lajme

20/08/2025 10:57

Veterani Agim Pllashniku ka realizuar një aksion simbolik te Kuvendi.

Pasi e larguan nga puna në Ibër-Lepenc, ai ka shkuar me jastëk te Kuvendi, duke aluduar në 60 mijë eurot që i janë gjetur Mujkës.

“Hajni në punë, e veterani në rrugë. Faruk Mujkës ia kanë zënë 60 mijë euro, tri ditë ka nejt në burg, të hanën u kthy drejtor, e mu më ka largu prej punës, 15 vjet kam punu, pa asnjë vërejtje. Ia kam pru një befasi për Faruk Mujkën. Ko me ia qit krejt sekretet, keni me u trondit”, tha Pllashniku.

Ky ish-ushtar ka theksuar se i jep Mujkës një muaj kohë që atë ta kthejë në punë, dhe se nëse kjo nuk ndodh, ai do të tregojë për të shumë gjëra.

“Do të befasoheni çka do të tregoj në ditët në vijim, unë ia jap Faruk Mujkës një muaj kohë që të më kthejë në punë sërish. Nëse nuk më kthen do t’ia qes të gjitha sekretet çfarë ka bërë në ‘Ibër-Lepenc në Mitrovicë’”.