Vetëm një rast i infektimit me COVID-19 brenda 24 orëve

Për dallim nga muajt e kaluar kur situata me COVID-19 ishte mjaftë e rënduar, në 24 orëshin e fundit është konfirmuar vetëm një rast i infeksionit me këtë virus.

Lajme

18/10/2021 15:00

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu është theksuar se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ️Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 632./Lajmi.net/