Vetëm në tri komuna nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave

Edhe në tri komuna të Kosovës është duke vazhduar numërimi i votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme

15/02/2021 17:53

Numërimi i votave është duke vazhduar në Komunën e Prizrenit, Prishtinës dhe Lipjanit.

Ndërkohë, në të gjitha komuna e tjera të Kosovës ka përfunduar ky proces.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri janë numëruar mbi 99 për qind të votave

Pos këtyre, kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat nga diaspora. /Lajmi.net/