Shpërndau materiale seksuale të fëmijëve, arrestohet i mituri në Prishtinë
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar një të mitur të dyshuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Policia ka njoftuar se rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas. “Menjëherë janë angazhuar hetuesit e NjHP-së , respektivisht ekipi për hetimin…
Lajme
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar një të mitur të dyshuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas.
“Menjëherë janë angazhuar hetuesit e NjHP-së , respektivisht ekipi për hetimin e krimeve kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë veprime hetimore, që kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar (i mitur)”, thuhet në njoftim.
Policia njoftoi se personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.