Vetëm kaq birrë ose verë ua dyfishojnë rrezikun e hipertensionit

Vetëm një pije alkoolike në ditë mund të jetë e mjaftueshme për t'ua shtuar presionin e lartë të gjakut, ka zbuluar një studim.

Lifestyle

07/03/2019 16:08

Studiuesit thonë se pirja e shtatë deri në 13 gotave pije alkoolike në javë, mesatarisht, mund të dyfishojnë rrezikun e presionit të lartë të gjakut, transmeton lajmi.net.

Konstatimi shkon kundër këshillave të përgjithshme mjekësore, që sugjerojnë një gotë të vogël verë çdo ditë.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore Baptiste në Wake Forest, në Karolinën e Veriut, studiuan efektin e pijeve alkoolike në presionin e gjakut në më shumë se 17,000 njerëz.

Ata gjetën të pirja e më pak se shtatë pije në javë mesatarisht – e cila mund të jetë e barabartë me kufirin prej 14 njësi, të miratuar nga NHS dhe Fondacioni Britanik i Zemrës – është e mjaftueshme për të ‘rritur’ rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

“Mendoj se kjo do të jetë një pikë kthese për praktikën klinike, arsimin dhe politikën e shëndetit publik lidhur me konsumimin e alkoolit”, tha Dr Amer Aladin, autori i studimit.

Shkencëtarët tashmë e dinin se pirja e shpeshtë ishte e keqe për zemrën dhe presionin e gjakut, por gjetjet e reja tregojnë se sasi të vogla mund të dëmtojnë shëndetin. /Lajmi.net/