Vetëm edhe gjashtë gola, Ronaldo ka mundësi ta rrëmbejë ‘Këpucën e Artë’
Dy golat e mbrëmshëm të Cristiano Ronaldos e kanë futur atë në listën e ngushtë për fitimin e 'Këpucës së Artë' në Evropë.
Sport
Juventusit i kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për të luajtur në Serie A këtë term, dhe Ronaldo është vetëm gjashtë gola larg liderit aktual, Robert Lewandowski.
Fitimi i çmimit do të ishte suksesi i pestë i tillë në karrierën e portugezit, dhe ai ka qenë në top formë që nga rikthimi pas pandemisë Covid-19, përcjell lajmi.net.
Në gjashtë ndeshjet e luajtura në këtë periudhë, Ronaldo ka shënuar shtatë gola edhe pse katër prej tyre kanë qenë nga pika e penalltisë.
Ronaldo nuk e ka fituar ‘Këpucën e Artë Evropiane’ që nga sezoni 2014/15, kur ai shënoi 48 gola për Real Madrid. Në tre sezonet e fundit, Ronaldo madje nuk është futur në tre golashënuesit më të mirë në Evropë. /Lajmi.net/