Vetëm Chelsea ka regjistruar 9 fitore në 9 ndeshjet e para në Premierligë – kështu dukej ajo skuadër

Liverpool është ndalur dje në ‘Old Trafford’ për të mos arritur që të thyente disa rekorde.

Sport

21/10/2019 17:16

Manchester United arriti të luante 1:1 kundër një Liverpooli të frikshëm këtë sezon, për të ndalur serinë perfekte të ‘Reds’.

Liverpool mund të thyente rekordin prej 18 fitoreve radhazi në Premierligë, të vendosur nga Man City, por nuk ia doli ta bënte një gjë të tillë.

‘Reds’ mund të preknin edhe një tjetër rekord që mbahet nga Chelsea. Chelsea (2005/06), në krye me Jose Mourinhon, fitonte 9 ndeshjet hapëse të sezonit, duke qenë kështu skuadra e vetme në Premierligë që bën një gjë të tillë, përcjell lajmi.net.

Asokohe, në 9 ndeshje, Chelsea shënonte 23 gola, pësonte 3, dhe mbante gjashtë herë portën e paprekur.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fondin e lojtarëve që Mourinho kishte në dispozicion kur vendosi këtë rekord, i cili nuk është prekur akoma. /Lajmi.net/