Vetaksident në Qungur të Pejës, vdes shoferi i veturës

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Qungur të Pejës, ku për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i veturës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka thënë se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Sot rreth orës 18:35,…

Lajme

02/02/2025 20:10

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Qungur të Pejës, ku për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i veturës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal Pejë”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/