Vetaksident në Prizren, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar pasi një veturë ka goditur mbrojtësit e rrugës dhe është rrokullisur. Rasti ka ndodhur në autostradë, në daljen Veri në Prizren. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Prizrenit ndërsa njësia e hetimeve të autostradës po merret me rastin. “Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00, është pranuar…

Lajme

08/08/2024 15:01

Katër persona janë lënduar pasi një veturë ka goditur mbrojtësit e rrugës dhe është rrokullisur.

Rasti ka ndodhur në autostradë, në daljen Veri në Prizren.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Prizrenit ndërsa njësia e hetimeve të autostradës po merret me rastin.

“Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00, është pranuar një informatë se në autostradë- në daljen Veri në Prizren ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime. Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti për lajmi.net.