Vetaksident në mëngjesin e sotëm në Prizren – tre të lënduar dhe dëme të mëdha materiale

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot, më 31 gusht 2025, rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas të dhënave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë me tre persona brenda – ngasësi dhe dy pasagjerë. Gjatë aksidentit, automjeti…

Lajme

31/08/2025 10:09

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot, më 31 gusht 2025, rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas të dhënave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë me tre persona brenda – ngasësi dhe dy pasagjerë. Gjatë aksidentit, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa objekte anës rrugës, duke shkaktuar dëme në pronë private dhe publike.

Si pasojë e goditjes, ngasësi ka pësuar lëndime më të rënda, ndërsa pasagjerët kanë marrë lëndime trupore më të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë menaxhuar situatën dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit.

Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren është raportuar një vetaksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar tre persona – ngasësi dhe dy pasagjerë. Ngasësi ka marrë lëndime më të rënda, por sipas të dhënave mjekësore është jashtë rrezikut për jetë,” ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka shtuar se përveç lëndimeve fizike, nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturë, në objekte private dhe në infrastrukturën publike.

Hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti janë duke vazhduar nga njësitë kompetente./lajmi.net/