Vetaksident me trotinet në Prizren, gjendja e ngasësit është kritike
Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:45 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia ka njoftuar gjithashtu se sipas mjekëve gjendja e tij është kritike. “Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 18.02.2026 –…
Lajme
Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:45 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar gjithashtu se sipas mjekëve gjendja e tij është kritike.
“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 18.02.2026 – 12:45. Është raportuar se një mashkull kosovar, është vetë aksidentuar me trotinet. Ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime të renda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku sipas mjekëve gjendja e tij është kritike”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/