Vet-aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën drejtuesi i makinës
Një vet-aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Si pasojë e një këtij vet-aksidenti ku ka qenë e përfshirë një veturë, ka humbur jetën shoferi mashkull dhe ka pësuar lëndime trupore pasagjerja femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, kurse e lënduara është dërguar për…

Lajme
Një vet-aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Si pasojë e një këtij vet-aksidenti ku ka qenë e përfshirë një veturë, ka humbur jetën shoferi mashkull dhe ka pësuar lëndime trupore pasagjerja femër kosovare.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, kurse e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Rasti është nën hetime./Lajmi.net/