Vespa vjen me super zgjidhje për trafikun e Prishtinës

Vespa synon të bëjë revolucion  për mënyrën sesi do të lëvizim në Prishtinë. Vespa 100% e financuar nga banka, benzinë falas për 1 vit, parking falas  – prej veç 50 euro në muaj për një Vespa të re Trafiku në Prishtinë mbetet një nga sfidat me të mëdha, me të cilën qytetarët përballën çdo ditë.…

Lajme

20/05/2025 16:48

Vespa synon të bëjë revolucion  për mënyrën sesi do të lëvizim në Prishtinë. Vespa 100% e financuar nga banka, benzinë falas për 1 vit, parking falas  – prej veç 50 euro në muaj për një Vespa të re

Trafiku në Prishtinë mbetet një nga sfidat me të mëdha, me të cilën qytetarët përballën çdo ditë. Një problem që veç po rritet e po ndikon në jetën e të gjithëve. Po merr kohën dhe po i rrit shpenzimet.

 

Qytetarët e Prishtinës humbin deri në 80 minuta në ditë në trafik, ndërsa shpenzimet mujore për derivate dhe parking po arrijnë deri në 200 euro në muaj. Kështu, Prishtina, kryeqyteti jonë, që është liderë në shumë fusha në rajon, po mbet mbrapa në adoptimin e zgjidhjeve të mobilitetit me dy rrota.

 

Pikërisht këtu hyn në skenë Ventoro, fuqizuar nga Automita, duke sjellë ekskluzivisht në Kosovë motorët ikonikë Vespa dhe një ofertë unike, e para e këtij lloji në Evropë, e cila synon t’i japë fund ankthit ditor të trafikut në kryeqytet. Një zgjedhje të re, një mënyrë më e lehtë për të lëvizur, e sigurt, e pastër, më e lirë dhe më e shpejtë.

 

Oferta përfshin:

 

  • Blerje e financuar 100%: Vespa juaj e re, e financuar plotësisht nga bankat partnere në Kosovë.
  • Benzinë falas për 1 vit: Në bashkëpunim me HIB Petrol, Ventoro ju siguron lëvizje FALAS me Vespën tuaj për një vit të plotë.
  • Parking falas: Harrojeni stresin dhe koston e gjetjes së parkingut. Tani mund të parkoni lehtësisht sa më afër ndalesës tuaj ditore.
  • Pa nevojë për leje shtesë: Shijoni lirinë e lëvizjes menjëherë.

 

E gjitha kjo mund të bëhet realitet duke filluar nga vetëm 50 euro në muaj për një Vespa të re.

 

“Ne e kuptojmë sfidën e përditshme me të cilën përballen qytetarët e Prishtinës në trafik. Me këtë ofertë revolucionare, ne nuk po ofrojmë vetëm një mjet transporti elegant dhe praktik, por po ofrojmë një zgjidhje konkrete për t’ua kthyer atyre kohën e humbur dhe për të lehtësuar barrën financiare”, theksoi Zgjim Mita, nga Ventoro / Automita.

 

Ventoro, fuqizuar nga Automita, ju fton të bëheni pjesë e këtij ndryshimi dhe ta rimerrni kohën që po u humb nëpër trafik. Shfrytëzojeni atë për vetën tuaj.

 

Zgjedhni Vespën, zgjedhni lirinë, zgjedhni Ventoro!