Veseli takon ambasadorët e Kuintit, thotë se do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot, në takime të ndara, Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, si dhe Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Lajme
Në këtë takim i cili vije një ditë para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën në rend dite është edhe shqyrtimi i shfuqizimit të Speciales, Veseli ka thënë se Kosova do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë.
“Kryeparlamentari Veseli edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se për procese të rëndësishme për vendin, shteti i Kosovës do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim është diskutuar me Ambasadorët e Quintit për agjendën e Kuvendit të Kosovës për këtë vit, si dhe për proceset me interes nacional, në veçanti për integrimet euroatlantike të vendit.
Veseli i ka falënderuar Ambasadorët për mbështetjen që shtetet e tyre i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës./Lajmi.net/