Veseli: Secili qytetar do ta prekë dorën e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë sot në vënien e gurëthemelit për objektin e banimit dedikuar familjeve të lagjes Trepça të Stantërgut në Mitrovicë.

Lajme

20/04/2016 15:03

Me këtë rast, Veseli ka deklaruar se shteti i Kosovës do të përkujdeset për mirëqenien e secilit qytetar.

“Secili qytetar i Kosovës do ta ndjejë dhe prekë dorën e shtetit që kujdeset për mirëqenien e tyre”, ka shkruar Veseli në facebook.

Banorët e falënderuan kreun e Kuvendit për angazhimin e tij dhe premtimin e mbajtur, për ndërtimin e objektit banesor për familjet e tyre, të cilat deri tani kanë jetuar në kushte të rënda.

Ndërtimi i këtij objekti ishte premtim i kryeparlamentarit Veseli, bërë banorëve të Qendrës kolektive në Stantërg, gjatë vizitës së realizuar në vitin e kaluar./lajmi.net