Veseli: Qeveria Kurti po rrezikon seriozisht marrëdhëniet Kosovë-SHBA
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për cenimin e marrëdhënieve që Qeveria e kryeministrit Albin Kurti po ia bënë Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajme
Lideri i opozitës la shkruar në faqen e tij në Facebook se deklarata e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze, transmeton lajmi.net.
Deklarata e plotë e Kadri Veselit:
Në kohën kur mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është jetike dhe shumë e domosdoshme, Qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshmëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.
Deklarata e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze.
Vënia në dyshm e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit tonë.
Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë. /Lajmi.net/