Veseli propozon që deklarimet e deputetëve për korrupsion të dërgohen zyrtarisht tek kryeprokurori

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pasur një polemik me deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli, kur ky i fundit ka përmendur disa raste për korrupsion.

Lajme

25/06/2015 11:32

Veseli ka propozuar që ta bëjnë një marrëveshje me kryeprokurorë që deklaratat e deputetëve të merren drejtpërdrejt nga kryeprokurori.

Ai ka thënë se pretendimet mund të jenë të çdo lloji, por sipas tij, nuk duhet të akuzohet askush në foltore të kuvendit.

“Marrim përgjegjësi të gjithë, kur e akuzon për korrupsion, pretendimet mund të jenë çdo lloj, por kur them se ti ke kryer një akt është akuzë e drejtpërdrejt”, tha Veseli.