Veseli: Nuk ka cenim të territorit, diskutimet për ndarje e dobësojnë pozicionin tonë /VIDEO

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë, nuk ka ndarje të Kosovës dhe se territori i saj është i pacenueshëm. Në një konferencë për shtyp ai tha se nuk do të ketë as asociacion me kompetenca ekzekutive.

Lajme

31/08/2018 13:10

Veseli tha se thirrja e seancës për të folur për ndarje është në dëm të Kosovës, dhe ka theksuar se thirrja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin dialogues.

“Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive. Po ashtu seancat e jashtëzakonshme ku flitet për ndarje e dobësojnë Kosovës, dhe ndjellin panik”, ka thënë ai.

Sipas tij qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë dhe konsistent sa i përket çështjes së kufijve, duke thënë se po bëhen lojëra me këto tema.

Veseli ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, sipas tij kjo marrëveshje nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Marrëveshja e Asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk do të ekzistojë”, ka thënë mes tjerash kryetari i kuvendit.

Ai ka folur edhe për deklaratat e opozitës për ndarje të Kosovës, ku ka thënë se këto janë deklarata që nuk përmbajnë fakte e argumente që e ka quajtur “inskenim i lojës për ndarje”.

“PDK konsideron se ngritja e kësaj teme të rrezikshme do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut. Partia Demokratike, si gjithherë është e pakompromis  dhe do ta ruaj rolin e saj sa me aktive”, ka thënë më pas ai.

Veseli ka thënë: “Ne i sigurojmë se shteti i Kosovës, sovraniteti dhe integriteti janë të shenjta dhe të paprekshme edhe Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive”, ka thënë tutje ai.

Kryetari i PDK-së, ka bërë thirrje për unitet në dialogun me Serbinë, pasi siç ka thënë ai me ndarje nuk ka përfitime. /Lajmi.net/