Veseli ngushëllon familjen Stavileci

Me rastin e vdekjes së Akademikut Esat Stavileci, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes së profesor Stavilecit.

Lajme

16/08/2015 16:13

Ngushëllime familjes së profesor Esat Stavilecit.
Lufta jonë e gjatë për liri dhe pavarësi nuk ka qenë vetëm luftë politike dhe e armatosur, por edhe përballje me argumente juridike. Profesor Esat Stavileci ishte zë i fuqishëm i Kosovës në këtë përballje.
Nderim emrit dhe punës së tij të gjatë e të palodhshme për të mirën e atdheut tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.