Veseli: Edhe kombëtaret tjera do të gjunjëzohen para Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Kombëtarja e Kosovës në futboll është krenaria e kësaj republike.

Lajme

14/10/2019 23:19

Ai madje tha se edhe kombëtaret e tjera do të gjunjëzohen para saj në arenën ndërkombëtare.

“Kombëtarja jonë në futboll është krenaria e Republikës së Kosovës. Herët ose vonë të gjithë do të gjunjëzohen para mrekullisë së saj në arenat ndërkombëtare të futbollit. Ju lumtë djema!”, ka shkruar ai në Facebook.

‘Dardanët’ në grupin A kualifikues kanë mposhtur 2:0 Malin e Zi. /Lajmi.net/