Vesa publikon imazhe nga shtatzënia e parë, ja si dukej
Këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma sot ka hapur arkivat e fotografive.

ShowBiz
Këngëtarja me anë të fotografive që nxori ka kujtuar një kohë të cilën nuk e harron asnjëherë, shkruan lajmi.net.
Ajo në rrjete sociale postoi një fotografi të cilën e ka shkrepur kur kishte 9 muaj si shtatzëne dhe ishte në pritje të lindjes së Lianit.
Këngëtarja nga lindja e djalit i është përkushtuar shumë atij, madje shpeshherë publikon imazhe bashkë me vogëlushin e pashëm.
Kujtojmë që Vesa është martuar me reperin Big Basta, në vitin 2015 dhe nga kjo martesë kanë frytin e dashurisë, Lianin i cili tashmë ka 1 vit e gjysmë. /Lajmi.net/